AKTUALITET, 26 Shkurt 2023, 10:48

Policia shton kontrollet në Tiranë, arrestohen 7 shoferë në efektin e lëndëve narkotike. Drejtuesi i automjetit fut ’20-shen’ mes dokumenteve për të korruptuar efektivin

Policia shton kontrollet në Tiranë, arrestohen 7 shoferë në

Shtatë drejtues automjetesh janë vënë në prangat e policisë pasi janë kapur nën efektivin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë dy drejtues automjetesh dhe dy pasagjerë janë ndaluar pasi policia ka gjetur lëndë narkotike në automjetet ku ata po udhëtonin.

Nga ana tjetër policia ka publikuar edhe pamje nga kontrollet në rrugët e kryeqytetit ku njëri prej shoferëve e kapur në shkelje tenton të korruptojë efektivin duke futur 20 mijë lekë të vjetra mes dokumenteve.

Njoftimi i policisë

Punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë organizuar shërbime të dedikuara dhe parandaluese, për evidentimin e shkeljeve me rrezikshmeri të lartë për sigurinë rrugore.

Nga kontrollet e ushtruara në akset rrugore me potencial për ngjarje rrugore, si dhe evidentimin e drejtuesve të mjeteve me sjellje agresive, në raport me shpejtësinë dhe drejtimin e mjeteve nën efektin e lëndëve narkotike, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës:

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës goditi 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.