AKTUALITET, 7 Gusht 2022, 12:44

Policia operacion në Lezhë/ 53-vjeçari kapet duke vaditur bimë narkotike, droga i sekuestrohet me anë të djegies

Policia operacion në Lezhë/ 53-vjeçari kapet duke vaditur

Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”, ku  një person është arrestuar në flagrancë duke vaditur bimët narkotike.

Sipas policisë së Lezhës në pranga është vënë një 53-vjeçar, ndërsa është asgjësuar me anë të djegies lënda narkotike e sekuestruar.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacione policore se në fshatin Gjobardhaj po kultivoheshin bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet e territorit, duke përdorur edhe dronë.

Si rezultat i një pune hetimore disamujore u finalizua operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”, si rezultat i të cilit u bë e mundur goditja e rastit të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gjobardhaj, identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit B. P., 53 vjeç, banues në fshatin Ungrej, i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimët narkotike”, thotë policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.