TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes Ylli Rakipit dhe Ergys Mërtirit për arrestimin e Sali Berishës, pavarësisht se ai nuk ka ende asnjë akuzë, por mbahet nën arrest shtëpie dhe i është ndaluar komunikimi.
Pjesë nga debati:
Ylli Rakipi: Ka një problem të rëndësishëm zotëri, është ndaluar pa asnjë akuzë kryetari i opozitës. Edhe unë nuk e dua Sali Berishën, por është kryetari i opozitës. Është mbyllur kryetari i opozitës, pa asnjë akuzë.
Ergys Mërtiri: U vetëmbyll.
Ylli Rakipi: Ore lëre tani këtë. Nuk ka asnjë akuzë.
Ergys Mërtiri: Nëse nuk paraqitesh…
Eugen Beci: Këto organe të reja, tallen me popullin, sepse ka edhe shoqërim të detyrueshëm, për ata që nuk paraqiten.
Ylli Rakipi: Pse kanë bërë këtë që i ndalojnë edhe komunikimin?
Eugen Beci: Një njeri që del shtatë herë në televizor, ti pret paraqitjen?
Ergys Mërtiri: Po se mos ikën si Arben Ahmetaj se edhe ai shtatë herë dilte.
Ylli Rakipi: Nuk ke akuzë në këtë rast. Zotëri po të them që është arrestuar kryetari i opozitës. Ti merresh me gjëra të vogla.
Ergys Mërtiri: Ai është nën hetim.
Ylli Rakipi: Po çfarë do të thotë nën hetim? Mund të jetë nën hetim gjysma e popullit.
Ergys Mërtiri: Ka të drejtë të merret masa detyrim paraqitje.
Ylli Rakipi: E kanë arrestuar o zotëri. Arrestimi në shtepi është si arresti në burg. Pra, ditën e fundit të vitit prokuroria arrestoi kryetarin e opozitës.
Ergys Mërtiri: Për faj të vet e ka arrestuar.
Ylli Rakipi: I ka hequr të drejtën e fjalës. Lëri këto aman se është turp. Nëse nuk paraqitet merre me zor çoje atje. Një njeri që del nga mëngjesi deri në darkë në televizione, do ta verifikosh është apo jo këtu. Po tallesh ti tani?
Ergys Mërtiri: Edhe Ahmetaj kështu dilte.