TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në ngjarjen e ndodhur në lagjen Xhami, shtetasi A. T, 26 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.
Ndërkohë 50-vjeçari me inicialet S. Ll., është vënë në pranga pasi nuk ka kallëzuar krimin dhe ka hequr dhe fshehur dvr-n e kamerave, të subjektit të tij në afërsi të vendit të ngjarjes. Dëshmitari akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Sipas policisë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit të dyshuar, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.