AKTUALITET, 23 Dhjetor 2022, 20:33

Piu qetësues për dhimbjen e dhëmballës, humb jetën 32-vjeçari në Kolonjë

Piu qetësues për dhimbjen e dhëmballës, humb jetën
Foto ilustruese

Një 32-vjeçar nga Kolonja ka ndërruar jetë ditën e sotme në banesë, ndërsa familjarët pretendojnë se i riu kishte dhimbje dhëmballe dhe kishte pirë disa qetësues, e si pasojë e këtyre ka humbur jetën.

Sakaq policia njofton se pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Kolonjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kagjinas, Kolonjë, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi G. I., rreth 32 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.