TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka komentuar zhvillimet në Parlamentin Europian ku ishin të ftuar dhe politikanët shqiptar.
Korreshi i ftuar në Syri Tv, është shprehur se Rama mori një shuplakë fytyrës nga PE, pasi sipas tij është sjellë në mënyrë arrogante me opozitën dhe me çështjen Beleri. Ai tha se fillimisht politikanët shqiptarë fillimisht duhet të merren me problemet e njerëzve me vendin e vet dhe më pas me rajonin.
"Këtu imazhi i sulltanit që është një kështjellë rërë mendoj se ka krijuar një fabul të rreme që bën dirigjentin, por ndryshe ndodhi në parlamentin evropian që ja kthyen mbrapa propozimet sepse ka treguar arrogancë me opozitën dhe Bejlerin.
Në fjalimin tim në lidhje me rajonin kam thënë se në fillim duhet të zgjidhim problemet e brendshme pasi ka probleme vendi me njerëzit e vet pastaj të bëjmë sikur po shpëtojmë rajonin.
Në fjalimin e dytë u shpreha se si ka mundësi që po futemi aq lirë në PE sepse në vendin tonë në parlament po futemi nga dritaret. PS ka bërë një lloj patronazhi ndërkombëtar ndërsa ne kemi flerë në këtë aspekt dhe kjo ka dhënë një lloj avantazhi në arenën ndërkombëtare.", tha Korreshi.