AKTUALITET, 24 Janar 2024, 09:18

Iu refuzua leja për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, sot do të mbahet seanca mbi ankimimin e Fredi Belerit

Iu refuzua leja për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, sot do

Ditën e sotme po mbahet seancë për Fredi Belerin në lidhje me shqyrtimin e ankimit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.

Seanca e kaluar në Apel dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.