AKTUALITET, 20 Janar 2024, 21:22

Era e fortë hedh në tokë fasadën e pallatit pesë katësh në Milot, reagon deputeti i demokrat: Dëshmi e korrupsionit dhe babëzisë së kryetares

Era e fortë hedh në tokë fasadën e pallatit pesë

Moti i keq me erë të fortë ka shembur fasadën e një pallati pesë katësh në Milot, në bashkinë e Kurbinit por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Pallati ishte restauruar pak muaj më parë si pjesë e programit të Rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe deputeti demokrat, Kastriot Piroli, i cili është shprehur se “kjo është një dëshmi e korrupsionit dhe babëzisë së kryebashkiakes së Kurbinit”.

Sipas tij miliona euro të hedhura në Kurbin pas tërmetit të 2019-ës dhe fasadat që shemben janë një standart punimesh i përdorur në të gjithë fasadat e pallateve në qytet.

“Dëshmia e korrupsionit dhe babëzisë së kryetares së Bashkisë Kurbin. Miliona euro të hedhura në Kurbin që pas termetit të nëntorit të 2019 dhe fasadat që shemben duke rrezikuar jetën e banorëve të qytetit të Milotit. Ky standart dhe cilësi punimesh është përdorur në të gjitha fasadat e pallateve në Kurbin. I bëj thirrje SPAK të nise hetime të menjëhershme”, shkruan deputeti.