AKTUALITET, 1 Korrik 2025, 19:57

Përplasen kokë më kokë dy makina në Pezë Helmës, disa persona të plagosur

Përplasen kokë më kokë dy makina në Pezë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të martë në hyrje të fshatit Pezë Helmës, afër Tiranës, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Një nga automjetet e përfshira është taksi.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar. Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesve të mjeteve.