AKTUALITET, 1 Korrik 2025, 19:08

Vizita në Shqipëri, vajza e presidentit Trump ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci

Vizita në Shqipëri, vajza e presidentit Trump ndan pamjet nga Sazani

Ivanka Trump, vajza e madhe e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vizituar së bashku me familjen Shqipërinë gjatë muajit qershor.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka ndarë disa foto, mes të cilave shfaqet së bashku me të birin në jugun e Shqipërisë.

Në foton ku Ivanka Trump ndodhet së bashku me djalin e saj, në sfond duket ishulli i Sazanit, në të cilin është planifikuar investimi turistik nga bashkëshorti i saj Jared Kushner.

Vizita në Shqipëri, vajza e presidentit Trump ndan pamjet nga Sazani

Po ashtu, në të njëjtin postim ajo ka shfaqur një foto të zonës së Zvërnecit nga lart, ku po ashtu ka pasur diskutime për një projekt zhvillimor turistik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ivanka Trump (@ivankatrump)