AKTUALITET, 15 Korrik 2023, 14:56

Përplasen dy kamionë në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Përplasen dy kamionë në autostradën Tiranë-Durrës,

Një aksident ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e forcës së madhe, njëri prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e superstradës.

Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar. Nga aksidenti, është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta. Policia po punon për normalizimin e situatës.