AKTUALITET, 15 Korrik 2023, 14:30

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Përplasen dy kamionë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Përplasen dy

Një aksident ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e forcës së madhe, njëri prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e superstradës.

Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar. Mirëpo, është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.