TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Maqedonisë së Veriut e mbështetur nga Europoli dhe policinë e disa shteteve të tjera, në bashkëpunim me prokurorinë e vendit, ka arrestuar 7 nga 16 persona, anëtarë të një grupi kriminal.
Në konferencë për mediat ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se grupi në fjalë merrej me trafik droge dhe vrasje.
Grup i organizuar kriminal vepronte në nivel ndërkombëtar dhe siguronte lëndën narkotike kokainë nga vendet e Amerikës së Jugut, Kolumbi, Ekuador, Brazil, Peru dhe Bolivi, e I transferonte në vendet e Bashkimit Evropian. Një pjesë e kësaj droge ishte destinuar dhe për tregun e Maqedonisë së Veriut.
Grupi i organizuar kriminal organizoi edhe disa transporte kokaine nga Belgjika në Maqedoninë e Veriut, si dhe nga Shqipëria në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në një rast është organizuar transferimi i gjashtë kilogramëve lëndë narkotike kokainë nga Belgjika për në Maqedoni në dy raste është organizuar transferimi i katër kilogramëve kokainë dhe në një rast është organizuar transportimi i një kilogrami lëndë narkotike kokainë nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Si rezultat i hetimeve dhe të dhënave të marra, janë siguruar provat se organizatori i grupit kriminal është Sheval Muaremi, nga fshati Gërcec i cili, nga mediat maqedonase njihet si “bosi i Gërçecit”.
Sipas ministrit Spasovski, janë siguruar dëshmi se grupi i Sheval Muaremit ka kryer vrasjen e një personi nga Bardovci, më pas vrasjen e një shtetasi shqiptar dhe më pas vrasjen e dyfishtë në Fushë Tophanë të Shkupit.
“Së bashku me anëtarët e grupit kanë organizuar dhe kryer tentativën për të vrarë një person nga fshati Bardovci. Vrasja e një shtetasi shqiptar trupi i të cilit u gjet më 15 maj 2020 në fshatin Gorna Matka të Shkupit dhe vrasja e dyfishtë e ndodhur më 5 mars 2021, kur në Shkup u vra A.B. dhe B.V.
Media maqedonase shkruan se duke iu referuar burimeve të saj mëson se të arrestuar janë anëtar të grupeve të ashtuquajtura të “Dyqanxhikut dhe të “Gërçecit”.
Jozyrtarisht mësohet se të arrestuar janë Nexhati Iseni, Sevdail Aziri, Fadil Bajramovski, Oliver Petrov, Shuajb Sulejmanovski, Fati Sulejmanovski, Zulbear Idrizi, Shukri Asani dhe Ensar Iseni me nofkën “Lepri” i cili është vëllai i njërit nga të vrarët në Shisha Bar, në ngjarjen e cila ndodhi vitin e kaluar.
Sipas ministrit Oliver Spasovski, bëhet fjalë për një grup ndaj të cilit është zhvilluar një hetim shumë mujor, dëshmitë e të cilit tregojnë se nga nëntori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2021, në territorin e Maqedonisë
“Ata kishin plane kush dhe ku do të vritet. Ky grup ka vepruar në nivel ndërkombëtar dhe organizonte blerjen e kokainës nga Amerika e Jugut, të cilën drogë e transportonin në Evropë, ndërsa një pjesë në vend. Ata përdorën komunikim të koduar përmes aplikacionit SKY, i cili është praktikisht i pa gjurmueshëm”, ka deklaruar Oliver Spasovski.
Kreu i Policisë tha se grupi kriminel periudhën e fundit ka bërë dy ngarkesa të mëdha kokaine, njëra prej të cilave me një sasi prej 430 kg është transportuar në një port në Belgjikë.
Ai ka shtuar se në periudhën e ardhshme do të mblidhen prova edhe për vepra të tjera të kryera nga këta persona. Të arrestuarve iu gjetën shuma të mëdha parash, makina luksoze dhe sende të tjera me vlerë të cilat janë lëndë për konfiskim.
Paratë e fituara ata i investonin në ndërtimin e shtëpive luksoze, blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimi i objekteve hotelieri luksoze, të cilat do të jenë objekt i hetimeve financiare me qëllim konfiskimin e tyre.
“Do të befasoheni me emrat që do të dëgjoni në periudhën e ardhshme, ka edhe nga MPB-ja, nga ministriatë, nga gjykatat dhe nga institucionet tjera”, tha Spasovski.
Spasovski ka shtuar se për personat e grupit kriminel që ndodhen jashtë shtetit janë lëshuar fletë arreste dhe do të ndërmerren masa koordinuese me Europolin për arrestimin e tyre.