TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në ambientet e SPAK, pasi GJKKO i caktoi masën “detyrim paraqitje” në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre.
Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Masat e sigurisë u miratuan nga GJKKO më 16 nëntor.
Hetimet 3-vjeçare të kryera nga Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.