TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi foli në Komision në lidhje me kërkesën e pedagogëve për rritjen e pagave të cilët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Kushi mori rastet e tre universiteteve që kanë miratuar rritjen deri në 15% pas vendimit të qeverisë. Ndalur tek fakti se jo të gjithë universitetet kanë kushtet për ta bërë këtë rritje, ajo u shpreh se ky është edhe qëllimi i ligjit të arsimit të lartë që të nxisë konkurrencën mes universiteteve.
“Nëse ofrojmë programe që nuk i kërkon tregu, do shkojnë drejt mbylljes dhe do ulet numri i studentëve. Sa i takon pagave të pedagogëve, me VKM të muajit shtator kemi parashikuar rritje deri në 15%.
Ju solla shembullin e universitetit të Tiranës, Mjekësisë dhe Sportit, që tashmë e kanë miratuar rritjen. Ju thoni disa universitetet e kanë mundësinë disa nuk e kanë. Pikërisht këtë nxit edhe ligji i arsimit të lartë, konkurrencën mes universiteteve.
Ne duam që financimi i tyre të bazohet në performancë që një pjesë e këtyre të ardhurave të shkojë për vetë ata. Fakti që tre universitete iu përgjigjën menjëherë, atëherë mundësitë janë”, deklaroi Kushi.