AKTUALITET, 1 Nëntor 2022, 12:17

"Shiksi i Nongratës na jep ultimatum", Rama i përgjigjet Kovaçit: Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm rublaxhinjtë

"Shiksi i Nongratës na jep ultimatum", Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paralajmërimit të kreut të Sindikatës së Punonjësve në Universitete Sandër Kovaçi në lidhje me përshkallëzimin e protestës së pedagogëve.

Kreun e sindikatës Sandër Kovaçin e cilëson si “Shiksin e non-gratave”.

Për kryeministrin, grevë urie për rritje pagash bëjnë vetëm njerëz që s’kanë fe dhe atdhe .

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve!

Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë”, shkruan Rama.