AKTUALITET, 8 Shkurt 2023, 11:46

PD me dy lista në KQZ, Celibashi: Vendimmarrja do të jetë strikte bazuar në Kod, nuk kam asnjë siklet

PD me dy lista në KQZ, Celibashi: Vendimmarrja do të jetë strikte

Kreu I KQZ, Ilirjan Celibashi argumentoi në një prononcim për mediat, pse mungoi sot një vendimmarrje lidhur me listat e paraqituara nga PD për anëtarë të KZAZ-ve.

“Jemi në proces të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga foto për KZAZ. Jemi përballë dy listave, një nga z. Noka dhe një nga z.Sefa, përfaësues legjitim I PD në KQZ.

Për të mos bërë hipokritin, situate është e tillë që duhet të konkludojmë, mbi legjitimitetin e personit që do të duhet të përfaqësojë interesat e PD në KQZ.

Duke ritheksuar për të gjitë ata që duan të dëgjojnë, vendimmarrja e KQZ do të jetë strikt bazuar në kodin zgjedhor. Mbetet e padiskutueshme ç’kam thënë, vendimmarrja do të jetë sipas ligjit, do të jetë e thjeshtë nuk kam asnjë problem, droje apo siklet për të marrë këtë vendim” u shpreh Celibashi.