AKTUALITET, 7 Maj 2026, 21:27

Pas zhdukjes së administratores së kompanisë që helmoi studentët, drejtoresha e AKU-së mashtron stafin e emisionit “Të Paekspozuarit”

Pas zhdukjes së administratores së kompanisë që helmoi
Blerina Gjylameti dhe Alma Tafani

Pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, nga ushqimet e shpërndara me katering nga kompania “Soli -Al”, Alma Tafani, kjo e fundit është larguar në drejtim të paditur pasi mësoi se është shpallur në kërkim nga policia.

Por pas saj është ”zhdukur”, edhe drejtoresha e AKU, Blerina Gjylameti, e cila ka në këtë detyrë prej 3 muajsh.

Zonja Gjylameti ishte kontaktuar nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV që të ishte në një lidhje me emisionin që po trajtonte këtë temë kaq të rëndësishme për publikun shqiptar. Por ndërsa publiku priste lidhjen e premtuar, drejtoresha e AKU braktisi emisionin për të qenë në lidhje me një emision tjetër televiziv, duke shënuar një ngjarje të rëndë, por edhe të pandodhur më parë për emisionin.