TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha shkruajti dje se plagosja në Kukës e kushëririt të kryebashkiakut ishte Eduard Shalsi, drejtuesi politik i qarkut të Kukësit. 29-vjeçari Elvis Halilaj, (kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj) është plagosur me armë nga Sebastian Muçmata, vëllai i drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë Kukës (Zenel Muçmata).
Berisha shkruajti se Shalsi provokon gjakderdhje në Kukës dhe Tropojë në klanin e kryetarit të bashkisë Kukës, Albert Halili.
Shalsi i kthehet ashpër duke e quajtur Berishnë, rrangallë politike, i sfilitur jo nga mosha, por nga non grata. Më tej Shalsi, ia numëron Berishës që nga shantazhimi i drejtësisë më 21 janar dhe te viktimat e Gërdecit.
Reagimi i Eduard Shalsit në Instagram:
"Sali Berisha, kjo rrangallë politike
I kërrusur - jo nga pesha e moshës, por nga damka e “non grata”-s; i sfilitur - jo nga betejat politike, por nga turpi me të cilin ka mbuluar veten e partinë e tij; i hallakatur mendërisht nga braktisja e atyre që dikur i kishte mbështetës; shumë i trembur nga fakti që për herë të parë në jetën e tij po përballet me drejtësinë, Sali Berisha tentoi dje të më përfshinte, duke i vendosur postimit të tij edhe një titull të neveritshëm, në një ngjarje në Kukës, me rrethanat e së cilës nuk kam asnjë lloj lidhjeje.
Është kjo gërdallë politike që shantazhoi sistemin e drejtësisë kur pushteti i tij vrau në mes te bulevardit 4 qytetarë të pafajshëm apo mori 28 jetë njerëzish në Gërdec. Është kjo gërdallë politike që ka kërkuar të mbjellë urrejtje e armiqësi mes shqiptarëve gjithmonë duke përdorur një gjuhë banale e vulgare.
Nuk mendoj se Sali Berisha meriton t’i përgjigjem seriozisht. Edhe në kulmin e pushtetit të tij e kam konsideruar si njeri krejtësisht të pazotin për të qeverisur Shqipërinë; të pakulturuar për të shërbyer si model për shqiptarët; të papërgatitur për të udhëhequr vendin; primitiv e tribal në sjellje e krejtësisht të paaftë për të mbajtur fjalime që do të frymëzonin njerëzit; plotësisht i zhytur në padije, gjë për të cilën nuk ka qenë kurrë i vetëdijshëm.
Në finale të jetës së vet, është i dënuar të kuptojë se sa i turpshëm është fundi i tij dhe ky është makthi me të cilin duhet të mësojë të jetojë tani e sa kohë".
Nje dite me pare kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen tronditëse që ka ndodhur sot në Kukës, ku një drejtor i bashkisë plagosi rëndë një të afërm të kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Albert Halili.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se Eduart Shalsi, përfaqësuesi politik i PS për Qarkun e Kukësit, ka shkarkuar kryetarin e PS, Kukës, Has, Tropojë.
‘Shalsi shkarkon kryetarin e PS, Kukës, Has, Tropojë. Ai provokon rrahje shtazore dhe gjakdërdhje brenda në klanin e kryetarit të Bashkisë dhe PS Kukës, Albert Halili’, shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Shalsi përgjak Kuksin!
Shalsi shkarkon kryetarin e PS, Kukës, Has, Tropojë. Ai provokon rrahje shtazore dhe gjakdërdhje brenda në klanin e kryetarit të Bashkisë dhe PS Kukës, Albert Halili.
Pershendetje dr Kjo perplasje me arme ne Kukes eshte ber per shkak te shkrakimit te Albert Halilit nga krytari i ps kukes nga Shalsi, Zenela Mucmata eshte krahu i Shalsit edhe ka nje Hotel ne kukesi aty ku Shalsi eshte akomodu, sot njerzit e familjes te Albert Halilit kane rrahur barbarisht Zenel Mucmaten…ky i fundit eshte armtos edhe e palagos djalin e xhajes Albert Halilit..edhe ndodhet ne spital ne prizeren ne gjendje kritike per jeten, pra me pak fjal zenkat me Shalsit edhe Halilt sot jane pershakallzu ne kete mase.
Ketu me poshte po te dergoj mesazhin e Shalsit per drejtuesit socialist te Kukesit!
Pas disa bisedave me disa kryetar njesish administrative qe kane marre porosi te vecante nga Kryetari, z. Halili qe te mbeshtesin akoma edhe me fort PS dhe mua personalisht, gje per te cilen i shpreh mirenjohjen, ju bej me dije se drejtimin e Partise Socialiste ne Kukes, do ta marr vete deri ne 11 Maj. Vetem ne raste te jashtezakonshme kryetari i bashkise mund te jete edhe kryetar i partise ( ne te gjithe shqiperine jane 1 ose 2 raste ). Le te japim me te miren dhe te vijojme pa u lodhur perpjekjet tona per nje rezultat qe te na beje te gjitheve krenar. Mbremje te qete dhe mos harroni - diasporen!
Ky eshte sms e shalsit per shkrakimin e Halilit nga kryetari i Ps kukes. Po te njeten gje ka ber edhe per Hasin Dhe Tropojen. Ky qe ka gjujt me arme eshte shkraku para nje jave nga drjtori i komunales kukes pasi i ka dal ne krah shalsit.
