AKTUALITET, 20 Shkurt 2025, 10:22

FOTO/ Shkarkohen nga detyra kryetarët e PS-së në bashkinë e Kukësit dhe në Tropojë, ja arsyet

FOTO/ Shkarkohen nga detyra kryetarët e PS-së në bashkinë e

Në Partinë Socialiste të qarkut Kukës ka ndodhur një riformatim i rëndësishëm. Drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, Eduart Shalsi, ka vendosur të largojë nga detyra kryetarin e degës së PS-së në Tropojë, Egzon Bashkurtin.

Gjithashtu, nga posti i kryetarit të komanduar të PS-së në Kukës është shkarkuar edhe Albert Halilaj, i cili mban dhe detyrën e kryebashkiakut të qytetit. Halilaj ishte emëruar në këtë pozicion nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për këtë çeshtje, duke i lidhur ato me një incident të rëndë, ku një i afërm i kryebashkiakut të Kukësit është plagosur me armë zjarri. 

FOTO/ Shkarkohen nga detyra kryetarët e PS-së në bashkinë e