AKTUALITET, 7 Maj 2023, 12:12

Meta nga Berati: Ai është arkitekt i shkatërrimit, Rama premtoi ishullin e Beratit para 10 vitesh

Meta nga Berati: Ai është arkitekt i shkatërrimit, Rama premtoi

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Edi rama është arkitekt i shkatërrimit.

Meta nga Berati është shprehur se Rama para 10 vitesh premtoi ishullin e Beratit, një premtim i pambajtur. Meta bëri thirrje që qytetarët të votojnë Zija Ismailin, në mënyrë që nga korrupsioni të kalojnë te transparenca. 

“Edi Rama, arkitekti i shkatërrimit të Durrësit, me Velierën atje 10 miliardë lekë, që ka goditur zemrën e atij qyteti. Edi Rama, arkitekti i asaj kulle në Korçë.

Rama, arkitekti i prishjes së Sheshit të Flamurit. Ka ardhur koha, dhe jam i bindur, që të japë llogari. Ai premtoi para 10 vitesh ishullin e Beratit. Votoni Zija Ismailin, pasi ai do t’ju hapë dyert e bashkisë për të gjithë. Do të kalojmë nga korrupsioni tek transparenca”, tha Meta.