AKTUALITET, 20 Maj 2022, 15:08

“Paratë i pagoi ai që kërkoi vrasjen e Emiljano Ramazanit”- Nuredin Dumani dhe ushtari i tij tregojnë si e hodhën në erë banesën e Talo Çelës! Porositësi vdiq pas tri javësh

“Paratë i pagoi ai që kërkoi vrasjen e Emiljano

Shtëpia e Talo Çelës bë Bradashesh të Elbasanit ra pre e një sulmi me eksploziv në nëntor të vitit 2020. Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj i kanë thënë grupit hetimor se sulmi ishte kryer nga ana e tyre me porosi të Arjan Spahisë.

Konkretisht killeri Nuredin Dumani është shprehur se ka siguruar një sasi lënde plasëse dhe më pas ka kontaktuar Henrik Hoxhajn për të bërë vendosjen e saj.

Për të kryer këtë gjë ata do të merrnin një shumë parash prej 20 mijë eruosh. Ai shprehet se Hoxhaj i ka thënë se paratë i ka marrë nga i njëjti person nga i cili ka marrë pagesën për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Nga ana tjetër Henrik Hoxhaj është shprehur se për vendosjen e eksplozivit ka shkuar bashkë me Skerdi Tasin, i cili thirrej me pseudonimin “Nipçja”. Ai thotë se kanë përgatitur dy bomba pasi donin ta rrëzonin shtëpitë nga themelet.

Ditën e ngjarjes ai tregon se ka qenë bashkë me Skerdi Tasin dhe ka qenë ky i fundit që ka ndezur fitilin. Pasi kanë kryer krimin ata janë nisur drejt Tiranës. Hoxhaj thotë se kanë ndaluar në tunel dhe në momentin që ka dëgjuar shpërthimin ka vazhduar rrugën.

Arjan Spahia, i cili sipas Nuredin Dumanit kishte porositur vendosjen e tritolit në shtëpinë e Talo Çelës është vrarë rreth tre javë pas kësaj ngjarje në Bruksel. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 28 nëntorit 2020.

Pjesë nga dosja “Plumbi i artë” e siguruar nga Panorama.al

Lidhur me faktin penal të shkatërrimit të pronës me lëndë plasëse eksplozive në banesën e shtetasit Talo Çela ndodhur në datë 05.11.2020 në qytetin e Elbasanit.

15.1        Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 27.04.2022, procedimin penal nr.93 (në bazë të akteve të procedimit nr. 1875/2020 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, të rifilluar), që bën fjalë për vendosjen e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Talo Çela datë 05.11.2020 në qytetin e Elbasanit. Ky procedim penal është regjistruar për veprat penale të “Shkatërrim i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

15.2        Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 05.11.2020, ku rreth orës 04:20, Salla Operative e DVP, Elbasan ka marrë njoftim se në fshatin “Katund i Ri”, Njësia Administrative Bradashesh, Bashkia Elbasan, në banesën dy katesh të shtetasit Talo Çela është dëgjuar një shpërthim. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, është konstatuar se, është dëmtuar pjesërisht kolona e betonit të katit të parë në krahun jugor të banesës, si dhe është dëmtuar pjesërisht kolona e betonit të katit të parë në krahun jugor të banesës, si dhe është dëmtuar plotësisht fasada e katit të parë me material duralumini dhe xham ngjitur me këtë kolonë. Në çimento, ngjitur me kolonën e betonit të dëmtuar është konstatuar një dëmtim i kolonës me përmasat 20×30 cm me një thellësi 5 cm (vatra e shpërthimit). Gjithashtu, rezulton të jetë dëmtuar nga ky shpërthim edhe xhami i lokalit në pronësi të shtetasit Besnik Islami që ndodhet përballë banesës së Talo Çelës, në një distancë 30 metra nga vatra e shpërthimit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, është konstatuar se, është dëmtuar pjesërisht kolona e betonit të katit të parë në krahun jugor të banesës, si dhe është dëmtuar pjesërisht kolona e betonit të katit të parë në krahun jugor të banesës, si dhe është dëmtuar plotësisht fasada e katit të parë me material duralumini dhe xham ngjitur me këtë kolonë. Në çimento, ngjitur me kolonën e betonit të dëmtuar është konstatuar një dëmtim i kolonës me përmasat 20×30 cm me një thellësi 5 cm (vatra e shpërthimit). Gjithashtu, rezulton të jetë dëmtuar nga ky shpërthim edhe xhami i lokalit në pronësi të shtetasit Besnik Islami që ndodhet përballë banesës së Talo Çelës, në një distancë 30 metra nga vatra e shpërthimit. Nga ana e prokurorisë janë bërë një sërë veprimesh hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

15.3        Lidhur me këtë çështje është administruar deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës më datë 15.04.2022, i cili sqaron se: “……Një ngjarje tjetër për të cilën dua të jap shpjegime është rasti kur i kam vënë eksploziv shtëpisë së Talo Çelës. Këtë ngjarje e kam organizuar unë për llogari të Arjan Spahisë. Fillimisht kam siguruar një sasi lënde plasëse prej rreth 5 kg. Lëndën plasëse nuk jam i sigurt se ku e kam gjetur, por di se e kam blerë. Lëndën plasëse e kam marrë të përgatitur me sa mbaj mend tek kushëriri i Elio Bitrit për të cilin kam dhënë shpjegime më lart. Pasi sigurova lëndën plasëse kam biseduar me Henrik Hoxhajn (Riku) të cilit i kam ofruar 15.000 Euro që të bënte vendosjen e eksplozivit. Riku pranoi dhe di që e ka kryer vendosjen e eksplozivit së bashku me nipçen….Faktikisht nga shpërthimi nuk u shemb e gjithë shtëpia. Riku me ka thënë se e kishte ngjitur eksplozivin në dy kollona të banesës së Talo Çelës. Në kohën që është vënë eksplozivi unë isha në Kosovë dhe me Rikun komunikoja në telefon me aplikacionin Sky. Për këtë ngjarje unë i kam dhënë Rikut shumën prej 15.000 Euro. Pagesën ma ka dhënë Arjan Spahiu i cili më dha 20.000 Euro dhe gjithë shumën unë ja dhashë Rikut. Riku më ka thënë se paratë i ka marrë nga i njëjti person që i kishte marrë edhe në rastin e vrasjes së Emiljano Ramazanit. Unë u nxeha me Rikun duke i kërkuar llogari se përse nuk e kishte kryer punën tamam dhe ai e pranoi gabimin”.

15.4        Bashkëpunëtori i drejtësisë Henrik Hoxhaj në lidhje me këtë ngjarje ka shpjeguar ndër të tjera se: “Në Elbasan unë kam kryer edhe një vepër tjetër konkretisht në vitin 2020 koha e saktë nuk më kujtohet kam vendosur lëndë eksplozive në banesën e shtetasit Talo Çela. Nuredin Dumani më ka kërkuar që të vendosja lëndë eksplozive tek shtëpia e Talo Çelës e cila ndodhet në Bradashesh tek ura pa vajtur tek magazina e Dines. Për këtë gjë Nuredini më ka ofruar shumën 15-20 mijë euro nuk e kujtoj shumën e saktë për momentin. Unë e kam marrë përsipër ta kryeja dhe kam porositur një sasi lënde eksplozive mund të ketë qenë rreth 500 gram e përgatitur me kapsolë detonatore me fitil që ndizej me zjarr. Lëndën eksplozive ma ka përgatitur një person të cilin nuk e njoh me emër pasi nuk kam dashur të hyj në muhabet me të. Bombat e përgatitura kanë qenë dy pasi kemi dashur ta rrëzojmë shtëpinë nga themelet. Pasi kisha marrë bombat e përgatitura jam nisur nga Tirana me një automjet Hyundai të cilin e kisha marrë me qera dhe kam qenë në makine së bashku me shtetasin Skerdi Tasi. Në orët e para të mëngjesit kam arritur tek shtëpia e Talos e cila ishte dy katëshe dhe ishte e braktisur. Unë kam qëndruar tek makina me pistoletë në dorë ndërsa Skerdi ka vendosur bombat njërën tek kollona e parë dhe tjetrën tek e dyta dhe u ka vënë flakën fitilit. Pasi Skerdi ndezi fitilin menjëherë jemi larguar me automjet drejt Tiranës dhe para se të hynim në tunel tek rrotondo kam ndaluar mjetin pasi doja të dëgjoja shpërthimin. Pasi e kam dëgjuar shpërthimin jam nisur për Tiranë bashkë me Skerdin”.

15.5        Në kërkesë prokuroria arsyeton se: Në lidhje me këtë fakt penal mbajnë përgjegjësi penale shtetasit Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasi si dhe kushëriri i shtetasit Elio Bitri i identifikuar si Florenc Çekrezi, të cilët kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Shkatërrim i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. /Panorama/