AKTUALITET, 4 Shkurt 2023, 08:29

Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira të shpeshta, në zonat malore reshje bore

Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira të shpeshta, në

I gjithë territori shqiptar duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Orët e pasdites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin por pa reshje. Lagështira e lartë në ajër në shumë zona të vendit do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Edhe gjatë natës mbetemi nën ndikimin e motit te kthjellët por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 10°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 1-10m/s nga drejtimi permanent verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.