TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik në Durrës, ku dy fëmijë u përplasën për vdekje nga shoferi i dehur.Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se ndihet i tronditur nga aksidenti, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët e tyre.
Sakaq ai i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masat për rritjen e sigurisë në qarkullim dhe të kryejnë hetimet për ngjarjen.
“I tronditur thellë për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy vogëlushë dhe një tjetër u plagos shumë rëndë.
Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre!
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël.
Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital.
Institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.
Jeta dhe siguria e qytetarëve është e shenjtë”, shkruan Presidenti Begaj.
Edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aksidentin e rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës.
Në një reagim në rrjetin social X, Rama shprehet se e mësoi lajmin sapo mbërriti në Erevan rë Armenisë për takimin e Komunitetit Politik Europian, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të pangushëllueshme.
“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital”, shkruan Rama.
Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e…
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2026