TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Sarandës parandaloi një ngjarje të rëndë, pasi katër shtetas që ishin armatosur dhe bërë gati për rrëmbimin e një 49-vjeçari për motive të dobëta u arrestuan në flagrancë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili përgëzon Policinë e Shtetit në Saranda dhe thekson faktin se Policia duhet të bashkëpunojë me qytetarët dhe do të sigurojë inteligjencë policore me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Katër shtetasit e arrestuar në flagrancë janë J. B., S. B., Gj. P., dhe Angelos Tsimperis, e po ashtu u sekuestrua armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe lidhëse plastike.
Reagim i Ministrit të Brendshëm:
Policia e Shtetit duhet të bëjë gjithçka për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.
Përgëzoj Policinë e Shtetit Sarandë, për rritjen e forcave parandaluese dhe goditëse, që rezultuan me parandalimin e një tentative për t’i hequr lirinë një shtetasi, nga 4 shtetas të armatosur.
Policia e Shtetit duhet të bashkëpunojë me qytetarët dhe do të sigurojë inteligjencë policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.