AKTUALITET, 5 Janar 2024, 12:35

Dyshohet se do të rrëmbenin 49-vjeçarin, detaje të reja nga ngjarja në Sarandë, shkak, borxhet

Dyshohet se do të rrëmbenin 49-vjeçarin, detaje të reja

Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e rëndë kriminale në Sarandë, e cila fatmirësisht është parandaluar.

Mësohet se kush janë katër personat, të cilët kishin planifikuar rrëmbimin e 50-vjeçarit banues në lagjen Nr.3 në Sarandë, lindur në Lushnje.

Bëhet fjalë për të arrestuarit me iniciale J. B., 29 vjeç, me precedentë penalë. Vëllai tij S. B., 27 vjeç, Gj. P., 30 vjeç të tre me banim në Borsh. Personi i katërt është greku Angelos Tsimperis, 21 vjeç, lindur në Athinë dhe banues në Borsh.

Dyshohet se motivi pse donin ta rrëmbenin 49-vjeçarin, është një çështje borxhi.