TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë konferencës për mediat që mbajti paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me padinë e Halit Valterit në SPAK dhe akuzat për lobim.
Kreu i shtetit tha se denoncimi për lobimin që pretendon ish-deputeti as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.
Meta tha se këto janë lajme absurde si vetë personazhet teksa paralajmëroi se i gjithë sistemi do të “shkundet” duke nisur nga 25 korriku, një ditë pasi ai mbaron detyrën e tij si president.
“Ata që janë në kërkim të letrave për azil për të shpëtuar drejtësisë këtu edhe të tjerë që janë këtu e vijojnë biznesin e inceneratorëve të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre.
Ky është sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku por deri në 24 korrik do të bëjmë detyrën me përgjegjshmëri të plotë e shpresojmë të ketë dhe reflektime kur bëhet fjala për çështje të interesit kombëtar”, tha Meta.