TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë u vunë në pranga gjatë një operacioni që po zhvillohet nga SPAK dhe Policia e Shtetit.
Bazuar në referimin e Policisë së Shtetit, SPAK firmosi urdhër arreste ndaj dy punonjësve të IMT, pasi një shtetas ka kallëzuar se në zonën e kombinatit, disa persona e kanë vizituar në banesë dhe i kanë kërkuar para në këmbim të mos prishjes së dy tendave të lokalit në katin e parë.
Pas referimit prej sektorit kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit u referuan materiale në SPAK dhe njëherazi gjatë ditës janë përdorur metoda speciale të hetimit ku dhe është provuar pagesa e një mijë eurove. Të arrestuarit janë Niko Zmalaj, punonjës në Bashkinë Tiranë DPN 2 Drejtoria e Rrugëve, Geraldo Fucia, punonjës në Bashkinë Tiranë IMT Tirane, Edmond Çela, punonjës i IMT Tiranë Inspektor Zona Peze, Vaqarr. Ndërkohë që është shpallur në kërkim K. Zh. punonjës i IMT Tiranë.
Tre persona të tjerë, njëri menaxher lokali dhe një tjetër kamerier në një lokal, do të hetohen në gjendje të lirë pasi dyshohet se tentuan të fshehin paratë.