AKTUALITET, 20 Maj 2024, 11:25

Foto/ Martesa e parë fetare mes dy grave në Shqipëri, Edlira dhe Alba kurorëzojnë dashurinë në tarracën e Bashkisë së Tiranës

Foto/ Martesa e parë fetare mes dy grave në Shqipëri, Edlira dhe

Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni fetare, çifti i së njëjtës gjini Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj.

Dy pastorë nga Britania kishin udhëtuar për të zhvilluar këtë ceremoni, mes dy aktivisteve të komunitetit LGBT+.

Të pranishme në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare. 

Foto/ Martesa e parë fetare mes dy grave në Shqipëri, Edlira dhe

Kjo ceremoni shënon edhe nisjen e betejës së tyre ligjore për të ndryshuar Kodin e Familjes, i cili nuk lejon martesat mes personave të së njëjtës gjini. 

"Fakti se martesa jonë nuk njihet ende ligjërisht nuk na pengon të nisim këtë rrugëtim të rëndësishëm. Kërkesa jonë për shpallje martese simbolizon hallkën e parë të një beteje të gjatë dhe të vështirë, por mbi të gjitha të drejtë. Ne jemi të vendosura të ndjekim rrugën ligjore dhe të respektojmë procedurat dhe institucionet e vendit tonë, duke sfiduar përmbajtjen diskriminuese të Kodit të Familjes, për të kërkuar njohjen e të drejtës sonë për martesë, në mënyrë të barabartë me çdo çift tjetër në Shqipëri", thuhej në një njoftim të çiftit. 

Foto/ Martesa e parë fetare mes dy grave në Shqipëri, Edlira dhe