AKTUALITET, 24 Shtator 2024, 12:16

"Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit", Vokshi 'përplaset' me Ndrecën te “Sterilizimi”: Mos ma ngri zërin mua! Mos guxo

"Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit", Vokshi

Vijon mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, për dy koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up, ndërsa një përplasje ka pasur mes kryetares së komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Pjesë nga diskutimi:

Vokshi: Kush je ti që përcakton ligjin?

 

Ndreca: Po ti kush je? Ligjin e lexon ti por edhe unë. Pyetjet e tua janë sugjenstionuese dhe intimiduese. Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit

Vokshi: Të ka dërguar njeri ndonjë mesazh


Ndreca: Mos të ka dërguar ty! Nuk mund të lejojmë të bësh këto pyetje.


Vokshi: Mbaroje tani

Ndreca: Se kur mbaroj unë nuk të marr leje ty.

Vokshi: Mos ma ngri zërin mua! Mos guxo!