TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur për situatën brenda PD dhe rreth negociatave që po zhvillohen me Gazment Bardhin. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Paloka u shpreh se takimet kanë qenë të vazhdueshme, madje edhe jashtë syrit të mediave.
Sipas Palokës, nuk ka pasur asnjë kusht, madje palës tjetër nuk i kanë kërkuar as të njohin Berishën për kryetar, duke i lënë të lirë në qëndrimin e tyre.
“Nuk kemi hyrë në biseda të tilla, kemi folur si mund të bashkëpunojnë. Kam komunikuar me Bardhin edhe me telefon dhe mesazhe, jemi ulur në kafen e Kuvendit në Parlament për tju shpëtuar ju gazetarëve. Jemi në këto pozita. Nëse kemi deklaruar se nuk do të kemi kushte me njëri-tjetrin duhet t'i qëndrojmë kësaj. Ne nuk kemi kërkuar madje as të pranojnë Berishën si kryetar. Ata mund të vazhdojnë të kenë qëndrimet e tyre”, tha Paloka.
Edhe pse është kundër primarëve, Paloka u shpreh se kjo çështje nuk mund të preket dhe nuk mund të konsiderohet si kusht.
“Çështja e primareve është një çështje që nuk mund të preket. Nëse ti nuk pranon këtë dhe e nxjerr këtë, ky nuk është kusht. Unë jam nga ata që kam qenë kundër primareve, por nuk jam unë që e vendos. E shoh me problemet që mund të krijohen”, theksoi Paloka duke u shprehur i bindur se dalja me dy kandidate ne zgjedhjet lokale e dëmton PD.