AKTUALITET, 29 Tetor 2022, 13:07

Po mblidhte ullinj, 65-vjeçari rrëzohet nga pema në Vlorë, ndërron jetë në spital

Po mblidhte ullinj, 65-vjeçari rrëzohet nga pema në Vlorë,

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë, pasi ka është rrëzuar nga pema teksa po mblidhte ullinj.

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është shtetasi L.V banues në fshatin Bestrovë.

Njoftimi i Policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.