TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, iu ka kërkuar shqiptarëve fuqi, që ai të japë llogari. Pas votimit, në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se kjo është qeveri e pakicës, e cila blinte çdo ndeshje para se ato të fillonin.
Kreu i PL-së, u shpreh i bindur në një fitore të opozitës në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit, ndërsa theksoi se garancia e qytetarëve është referendumi.
“Sot iu them qytetarëve shqiptarëve na jepni fuqi, t’ju japim llogari. Garancia juaj është referendumi, është mundësia dhe instrumenti më i rëndësishëm që keni për të kontrolluar jo pushtetin e sotëm, por cdo pushtet të radhës që nesër abuzon dhe tradhton pushtetin që i delegoni.
Ne do të fitojmë, qeveria aktuale është një qeveri e pakicës së pakicës. Është një qeveri që i blinte ndeshjet vite para se ajo të fillonte. Ne jemi të sigurt në triumfin e opozitës në zgjedhje. Kjo qeveri kontrollon të gjitha pushtet, por ne kontrollojmë pushtetin e lirisë”, tha Meta.
Meta foli edhe për shpopullimin, shqetësim që e ka ngritur që në kohën kur ishte President. Ai tha se nuk do të bëjnë mrekullira, por më të mirën që bëjnë vendet e rajonit.
“Mbaj mend se në fushatat e fundit që bëja para se të zgjidhesha president, pensionistë që me thoshin ti flet për të rinjtë nuk flet për ne. I thosha kur flas për ta flas për ju dhe për gjithë Shqipërinë. Nëse të rinjtë nuk i mbajmë këtu ky do të jetë problem i madh.
Sot shqetësimet e mia kanë rezultuar të vërteta. Këtë e ndjen cdo familje shqiptare. Është rritur numri i qytetarëve që jetojnë të vetmuar në Shqipëri. Kjo është një dramë e madhe. Ndaj unë besoj se programi që sot kemi paraqitur është i realizueshëm. Nuk kemi premtuar që do bëjmë mrekullira, por do të bëjmë më të mirat e asaj që kanë bërë maqedonasit me mbështetjen për bujqësinë dhe agroindustrinë, më të mirën që kanë bërë kroatët sa i takon investimeve në fushën e teknologjisë dhe thithjes së trurit nga jashtë. Jemi të bindur për të realizuar programin tonë”