AKTUALITET, 29 Tetor 2022, 17:05

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamionçina me jonxhë në Thumanë-Fushë Krujë

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamionçina me jonxhë

Një automjet i ngarkuar me jonxhë është shkrumbuar në rrugën Thumanë-Fushë Krujë.

Drejtuesi i saj ka pohuar se afër vendngjarjes po digjeshin shkurre dhe ferra.

Sipas tij, erërat kanë përcjellë shkëndijat e zjarrit në kamionin e ngarkuar me jonxhë të thatë. Pasi ka marrë flakë është djegur gjithë ngarkesa.

Sipas drejtuesit të mjetit policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë zjarrfikësja e Krujës erdhi një orë me vonesë. Si pasojë e ngjarjes është krijuar trafik rreth 7 kilometra, nga Fushë-Kruja deri në Thumanë.