TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesi ligjor i Demokratëve Euroatlantikë, Indrit Sefa ka njoftuar mbrëmë dorëheqjen e tij përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Sefa shkruan se vendimi i tij nuk është i ndikuar nga lodhja e betejave të fundit politike, por si një reflektim i gjatë dhe i domsdoshëm me kushtet dhe rrethanat aktuale të tij.
Gjithashtu Sefa shton, se ndonëse kishte qëllime të mira dhe konsistente kur ndërmori këtë rrugëtim politik, por pranon se dështoi pasi nuk arriti që të fitonte betejën me ish-kryeministrin Sali Berisha rrymën dhe frymën që ai ka përçuar për më shumë se 30 vite në politikë dhe në PD.
“Dorëzimi i rekursit shënoi dhe aktin tim të fundit politik. Kam kam vendosur që rrugëtimi im politik të mbyllet këtu. Ky vendim vjen si një reflektim i gjatë dhe i vështirë për mua, por i domosdoshëm për kushtet dhe rrethanat.
Vendimi im nuk është i ndikuar as nga lodhja nga betejat e viteve të fundit, as nga përpjekjet e gjata dhe të mundimshne për të ofruar një alternativë të re. Edhe pse më duhet të jem i sinqertë me veten dhe demokratët që kam njohur gjatë këtij rrugëtimi dhe ta pranoj se unë si dikush i ardhur në politikë me qëllime të mira dhe qëndrime konsistente nuk e fitova dot betejën më Sali Berishën, rrymën dhe frymën që ai ka përçuar për më shumë se 30 vite në politikë dhe në PD”,- shkruan Indrit Sefa në rrjetin social, Facebook.
Postimi i Indrit Sefës
Të dashur miq dhe të njohur!
Sot në zbatim të dispozitave ligjore dhe brënda afatit depozituam REKURS-in ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës dhe simboleve të PD. Si jurist, mendoj se vendimi i Apelit ishte i padrejtë dhe i marrë në kundërshtim me ligjin dhe detyrat e lëna nga Gjykata e Lartë.
Personalisht mendoj se qoftë si avokat apo anëtar i një force politike, duhet të kemi një standart për qëndrimet ndaj vendimit të Gjykatave. Ato nuk duhen komentuar në asnjë rrethanë dhe aq më tepër të pergojohet trupi gjykues. Këtë standart kam ndjekur dhe për vendimin e Gjykatës së Apelit. Profesionalisht jam i detyruar që çdo kundërshtim që kam në lidhje me vendimarrjen ta paraqes sipas rrugës ligjore, konkretisht me anë të rekursit që u depositua sot me miratimin e Z.Basha.
Dorëzimi i rekursit shënoi dhe aktin tim të fundit politik. Kam kam vendosur që rrugëtimi im politik të mbyllet këtu. Ky vendim vjen si një reflektim i gjatë dhe i vështirë për mua, por i domosdoshëm për kushtet dhe rrethanat.
Vendimi im nuk është i ndikuar as nga lodhja nga betejat e viteve të fundit, as nga përpjekjet e gjata dhe të mundimshne për të ofruar një alternativë të re. Edhe pse më duhet të jem i sinqertë me veten dhe demokratët që kam njohur gjatë këtij rrugëtimi dhe ta pranoj se unë si dikush i ardhur në politikë me qëllime të mira dhe qëndrime konsistente nuk e fitova dot betejën me Sali Berishën, rrymën dhe frymën që ai ka përçuar për më shumë se 30 vite në politikë dhe në PD.
Qëndrimet e mia ndaj Sali Berishës, politikës dhë oborrtarëve të tij janë publike dhe unë vazhdoj të besoj në çdo qëndrim dhe deklaratë që kam bërë. Personalisht e kam të pamundur të përfshihem në atë grupim njerëzish që sot mbajnë simbolet e PD-së e me të cilët nuk ndaj të njëjtat vlera njerëzore dhe qytetarie apo koherencë politike.
Për mua politika duhet të mbartë vlera dhe moral e madje duhet të udhëhiqet prej tyre. Për sa kohë nuk i shoh dhe gjej këto vlera në PD-në që zotëron simbolet, nuk mund të jem pjesë e saj.
Çdo demokrat dhe opozitar do të ketë gjithmonë mirnjohjen time për të gjithë sakrificat që është detyruar të kalojë gjatë gjithë viteve të vështira dhe të gjata të opozitës. Unë jam dhe do të mbetem gjithmonë përfaqësues i vlerave të së djathtës dhe i demokratëve. Këtë herë jo në politikën aktive, por gjithmonë duke ndjekur zhvillimet politike dhe endrrën time: një PD të djathtë, me vlera dhe me parimet me të cilat u formua më shumë se 30 vite më parë.
Duke ju falenderuar për mbështetjen, për çdo fjalë apo mesazh që me keni dërguar, përfshirë dhe kritikat uroj dhe shpresoj të komunikojmë sërisht, këtë herë më pak politikisht se vitet e fundit.