TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-prokurori Eugent Beçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi kontrollin e familjarëve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga agjentët e BKH.
Beçi shpjegoi se hetimi për Veliajn, çuditërisht ka nisur nga fundi, pra si hetim pasuror, ndërkohë që ndaj tij ka dhjetëra kallëzime por nuk po avancojnë hetimet.
“Dy elementë shumë të rëndësishëm, si është bërë kontrolli i banesës dhe personave të lidhur me Veliajn dhe statusi i çështjeve penale. Ligji antimafia të detyron të bëhet hetim pasuror.
Në rast se është e vërtetë çka relatohet nga Prokuroria e Posaçme dhe nga media dhe nga vetë gazetarët që janë pranë Prokurorisë së Posaçme atëherë hetimi pasuror do sjellë maksimalisht sekuestro ose konfiskim të një pasurie që rrjedh nga një veprimtari kriminale.
Në rast se ke hetim pasuror, patjetër duhet të shpjegosh publikut se kush është dyshimi i arsyeshëm për këtë vepër penale. Për kë vepër penale, cila është vepra penale që ka sjellë të ardhura dhe të cilat nuk justifikohen?
Ky është momenti i parë, momenti i dytë përsa i përket mënyrës se si pret publiku të ketë apo jo masa shtrënguese të karakterit personal ndaj personave të cilëve iu është ushtruar kontroll banese ose nuk i është ushtruar kontroll banese, duhet të jemi të qartë. Nëpërmjet ligjit 1092, që është Ligji Antimafia, nuk parashikohen masa sigurimi personal.
Masat e sigurimit personal parashikohen vetëm në kodin e procedurës penale.
Ky rast duhej të menaxhohej nga Prokuroria e Posaçme në formë më të mira të mundshme, pra nëse ka disa kallëzime, duhet të japësh përgjigje për ato, siç i listoi zonja Lala.
Por të fillosh nga fundi nga hetimi pasuror, të bën të kuptosh se kemi një lojë “tërhiq e mos këput” që nuk arrij ta kuptoj. Ligji Antimafia përdoret kur personit i ke provuar veprën penale, ose e ke vënë përballë akuzës për një dyshim të arsyeshëm dhe pasi e merr të pandehur për veprën penale dhe e dënon, fillon me ligjin antimafia. D.m.th. nuk mund ta fillosh nga fundi në fillim, por nga fillimi për të shkuar në fund”- tha ish-prokurori Beçi.