AKTUALITET, 16 Korrik 2022, 16:06

Maqedonia e Veriut pranoi propozimin francez, Blinken: BE-ja me Shqipërinë e RMV-në anëtare do të jetë me e fortë

Maqedonia e Veriut pranoi propozimin francez, Blinken: BE-ja me

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimin e marrë nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për të vijuar me hapat e radhës në rrugën drejt integrimit në BE.

Pas pranimit të propozimit francez në Kuvendin e RMV-së, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkruan se një BE me Ballkanin Perëndimor pjesë të saj e bën atë më të fortë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin vendimin e marrë nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për të vijuar me hapat e radhës në rrugën drejt integrimit në BE.

Ne i njohim kompromiset e vështira që janë bërë në këtë proces, që njohin dhe respektojnë identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase. Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.

Një BE që përfshin gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe RMV-në do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha që të ndërtojmë momentum dhe të punojmë në hapat e ardhshëm.”, shkruan Blinken.