TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shtetit ka administruar së fundmi një informacion se një grup kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon. News24 konfirmon se policia nuk e ka vënë në dijeni gjatë hetimeve për situatën ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit.
Mësohet se policia vijon hetimet lidhur me këtë informacion, të cilat po zhvillohen në mënyrë sekrete dhe ende nuk asnjë informacion zyrtar. Ka dyshime se plani për eliminimin e Gledis Nanos po organizohej nga një grup që ish-drejtori e ka hetuar kur ka qenë në detyrë në polici më parë si drejtues i Antiterrorit.
I njëjti burim sqaron se Nano jo vetëm që nuk është vënë në dijeni nga Policia, dhe ndaj tij dhe familjes nuk janë shtuar masa mbrojtëse nga policia. Kujtojmë që Nano u shkarkua si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 31 gusht 2022 vetëm pas 10 muajsh në detyrë, me argumentin e qeverisë se nuk kishte realizuar objektivat dhe deri sot ende ndodhet jashtë Policisë së Shtetit.