AKTUALITET, 22 Dhjetor 2023, 12:50

GJKKO konfirmon kërkesën e SPAK për masën e sigurisë në “arrest shtëpie” për Sali Berishën

GJKKO konfirmon kërkesën e SPAK për masën e sigurisë

GJKKO ka konfirmuar dorëzimin e kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Po ashtu konfirmohet se seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 26 dhjetor, ora 10:00

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
2. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 12.2023 ora 10:00.
Tiranë, më datë 22.12.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar