TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë pas mbajtjes së Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar të rinjtë pjesëmarrës.
Përmes një postimi në facebook, kreu i PL i shpreh mirënjohje delegatëve që i besuan drejtimin e Partisë së Lirisë dhe uron të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues të cilët u përzgjodhën gjatë votimeve të së shtunës.
POSTIMI I PLOTË
Një falenderim të përzemërt për të gjithë të rinjtë e mrekullueshëm që organizuan Konventën e Parë të Partisë së Lirisë.
Mirënjohje të gjithë delegatëve për votëbesimin dhe urime të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që u zgjodhën.
Tani kemi një Program të qartë për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.
Përfaqësimi i merituar dhe cilësor i të rinjve, një garanci më shumë që Shqipëria u përket të rinjve!