TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat shqiptare do të mund të filmojnë imazhe dhe video të Sistemit të Nisjes Hapësinore të saj dhe anijes Orion të NASA-s.
Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka shpërndarë një njoftim ku thotë se mediat ftohet të regjistrohen për të dëshmuar këtë ngjarje historike. Afati i fundit për të dorëzuar kërkesat për akreditim është data 18 Janar.
“Mediat shqiptare ftohen të regjistrohen në Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) për të dëshmuar një ngjarje historike!
NASA ka ftuar mediat amerikane dhe ndërkombëtare që të filmojnë imazhe dhe video të Sistemit të Nisjes Hapësinore të saj dhe anijes Orion të NASA-s, ndërsa raketa e përbërë dhe anija kozmike bëhen gati për momentin e nisjes për herë të parë, në përgatitje për misionin Artemis I të NASA-s. Afati i fundit për mediat ndërkombëtare për të dorëzuar kërkesat për akreditim është 18 janari. Klikoni këtu për më shumë detaje: https://go.nasa.gov/3K4Z74i”, thuhet në njoftimin e ambasadës.