AKTUALITET, 7 Korrik 2024, 21:45

Ngjarja tragjike, ndërron jetë 8-vjeçarja nga Sllovakia që u përplas nga makina në Lalëz

Ngjarja tragjike, ndërron jetë 8-vjeçarja nga Sllovakia që

Ka ndërruar jetë vajza e vogël 8-vjeçare që u përplas nga makina te Gjiri i Lalzit.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se vajza e vogël që mbeti viktimë e aksidentit është nga Sllovakia.

Shoferi që shkaktoi aksidentin është një i ri 18-vjeçar, i cili është arrestuar.

"Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes  8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën  drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.