AKTUALITET, 7 Korrik 2024, 13:41

GJKKO vendos masën e dytë ''arrest në burg'' për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

GJKKO vendos masën e dytë ''arrest në burg''

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, vendosi të miratojë sot masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro.

Ish-kryebashkiaku i Himarës akuzohet se i dha në mënyrë të padrejtë Arqile Bollanos një sipërfaqe prej 4263 m² tokë.

Vendimi u miratua sot dhe shënon masën e dytë “arrest në burg” për ish-kryebashkiakun socialist të Himarës, Jorgo Goro.