AKTUALITET, 7 Korrik 2024, 21:05

Aksident te Gjiri i Lalzit, makina përplas vajzën e mitur

Aksident te Gjiri i Lalzit, makina përplas vajzën e mitur

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Gjirin e Lalzit, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.

Vajza e mitur ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga automjeti. Për shkak të trafikut të rënduar, ambulanca është vonuar për të shkuar në vendngjarje.

Sipas informacioneve paraprake, e mitura është me origjinë të huaj, nga Skocia, pushuese në plazhin e Gjirit të Lalzit.