TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në takimin me drejtuesit e degëve të PD në Tiranë, se 14 maji do të jetë një ditë fitore.
“Kjo fushatë, për nga rëndësia e saj tejkalon çdo fushatë tjetër politike dhe vendore nga viti 1992 gjer më sot.
Sytë të gjithë Shqipërisë janë të drejtuar në Tiranë. Ju keni konstatuar, ka një optimizëm të madh, ka një entuziazëm të qytetarëve dhe demokratëve kudo që shkojmë.
Gjejmë një situatë të elektrizuar. Ka një vetëdije të madhe se kjo është fushatë po aq sa vendore, aq edhe politike me një rëndësi të jashtëzakonshme.
Edi Rama duhet të marrë në këtë fushatë përgjigjen më të hidhur që meriton. Është në detyrimin e PD-së për të bërë gjithçka për të mobilizuar çdo resurs të saj, në mënyrë që 14 maji të jetë një ditë fitore për pluralizmin, ditë fitore në Tiranë për Belind Këlliçin.
Fitore për kandidatët e lirisë, që janë sot për herë të parë në 32 vite, kandidatë të zgjedhur me procedurën më demokratike dhe të civilizuar,” tha Berisha.
“Strukturat tona duhet të jenë të gjitha nga mëngjesi deri në darkë në këtë betejë jetike për Tiranën dhe Shqipërinë.
Punë e madhe është bërë, por potenciali është shumë më i madh.
Çdo ditë tani ka peshë më të madhe se po shkojmë drejt 14 majit,” theksoi kreu demokrat.