TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka prezantuar para publikut disa pajisje përgjuese.
Në studion e “Opinion”, Artan Hoxha i ka prezantuar përgjuesit me radhë dhe gjithashtu shpjegoi funksionin e secilës, që nga tespitë me wireless, çakmaku e deri te kopsat që sipas tij regjistrojnë me video dhe audio aty ku vendosen dhe përçojnë sinjalin te një pajisje tjetër.
Biseda:
Artan Hoxha: Tespi me Wireless, kjo është përdorur kryesisht në zonat për çështje të terrorizmit.
-Pra, është përgjues me kamerë?
Artan Hoxha: Ajo është me video dhe audio. Do të jap një tjetër element. Kjo këtu është një çelës BMW-je X-5, kjo vendoset te zyra jote ku bën mbledhje ti, ka një kartë telefoni brenda dhe i çohet një zile nga një telefon tjetër. Zilja jo vetëm që nuk bie, por unë nga aty dëgjoj gjithë bisedat ose i regjistroj nga celulari direkt. Mund të jesh dhe në Honolulu dhe vetëm çoji zile. Kjo është për bisedën ambientale.
Nuk kushton shumë, po gjithë problemi i saj janë teknikat për t’u përdorur. Unë e kam marrë nga interneti. Ky tjetri është çakmak me audio dhe video.
-Pra ti e lë çakmakun mbi tavolinë dhe ky të kap ty?
Artan Hoxha: Unë nuk pi duhanin dihet, unë përdorja dy çakmakë, se mund ta merrte ai për ta ndezur dhe ti i thua i ka mbaruar gazi. Pastaj tjerat i ke parë, vida, gozhda… Ke edhe kopsat për në çantat e grave…
-Kopsat përgjues?! Kape çik kamera!
Artan Hoxha: Ajo filmon dhe me audio dhe video, ja dërgon sinjalin një pajisjeje tjetër.