TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për analistin Lorenc Vangjeli, zgjedhjet vendore të 14 majit nuk do të prodhojnë ndonjë histori të madhe, përveç garës për bashkitë e Shkodrës dhe të Durrësit.
Vangjeli tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se, edhe pse këto janë zgjedhje administrative, Edi Rama konkuron vetë në 61 bashkitë e vendit, përveç Tiranës, ku bashkëkonkuron me Erion Veliajn.
“Këto janë zgjedhje administrative, por Edi Rama konkuron vetë në 61 bashkitë e vendit, përveç Tiranës, ku bashkëkonkuron me Erion Veliajn. Përballë ka çiftin Berisha-Meta dhe oferta është ajo që ai e konsideron veten para, ata mbrapa. Përballë do të jetë stili klasik i z.Berisha dhe Meta që të kujton vitet ’90. Ngjan një garë që nuk ka gara në thelb. Shkodra do të jetë interesante, Durrësi po, në qytete të tjera, për arsye të ndryshme, nuk ka ndonjë histori të madhe”.