AKTUALITET, 19 Maj 2025, 11:42

Nga Ruçi tek Dokle/ ‘Veteranët’ socialistë bëhen bashkë pas fitores së thellë të PS-së në zgjedhjet e 11 majit

Nga Ruçi tek Dokle/ ‘Veteranët’ socialistë

Veteranët e Partisë Socialiste pas fitores së madhe janë mbledhur ditën e sotme për kafe.

Ish-kryetarët e Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle me Gramoz Ruçin dhe Lume Vladi e veshur me bluzën (që kryesocialisti Rama e veshi gjatë fushtatës) si dhe Pëllumb Vladi kanë ndarë një foto në rrjete sociale ku shfaqen së bashku të buzëqeshur ndërsa vazhdojnë të përshëndesin me numrin 5, simbolin e Partisë Socialiste gjatë fushatës elektorale.

“Me Gramozin dhe dy socialistë të hershëm,- Lume e Pëllumb Vladi”, shkruan Namik Dokle në Facebook.

Kujtojmë se PS fitoi thellë në zgjedhjet e 11 majit duke siguruar 83 mandate në Kuvend.

Nga Ruçi tek Dokle/ ‘Veteranët’ socialistë