TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi sot shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillat e bashkive Elbasan dhe Kamzë. Gjithashtu, Komisioneri i dha mandatin kryetarit të bashkisë Belsh, Arif Tafani, si dhe kryetarit të bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, të propozuar nga Partia Socialiste.
Po ashtu në mbledhjen e sotme Komisioneri i dha mandatin edhe kryetarit të bashkisë Kamzë, Rakip Suli, propozuar nga Partia Socialiste.
Ndërkohë vendimmarrja për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë Rrogozhinë u shty deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesave ankimore nga Kolegji Zgjedhor.