AKTUALITET, 26 Qershor 2023, 15:40

Dëshmia/ “Kam 20 qen në shtëpi”, gruaja në videon e skandalit të Gjicit mbrohet në gjykatë: Jam viktimë! Vendosa ta filmoja se...

Dëshmia/ “Kam 20 qen në shtëpi”, gruaja në

Gjykata e Posaçme ka lënë sot në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ për Alma K., gruaja e përfshirë në video skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici. Nga salla e gjyqit, 40-vjeçarja mohoi akuzat ndërsa theksoi se ishte një viktimë.

Mes të tjerash ajo tha se ishte ngacmuar seksualisht nga ish-kryebashkiaku, ndaj edhe e kishte bërë videon. Po ashtu ajo tha se kishte një projekt që merrej me kafshët dhe se në shtëpi mbante 20 qen.

“Jam viktimë. Kisha projekt. Merrem me qentë, kam 20 qen në shtëpi. E bëra videon sepse herën e parë më ngacmoi dhe vendosa ta filmoja” ka thënë gruaja.